Lajme

Lulzim Basha: Nuk do të bëjmë pazare, s’jemi për pazar

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vettingu i politikanëve është një dëshirë e demokratëve, socialistëve dhe të gjithë shqiptarëve që të kemi një politikë që nuk ka lidhje me krimin. Duke folur për gazetarët në perfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha tha se PD-ja është në Kuvend që të kthejë vendin në shinat e demokracisë.

“Do të shikoni nga amendamentet se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë dhe demokratë që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, dhe jo të mbushur me politikanë që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptareve. Asnjë prej tyre nuk është në fazor të PD-së. Unë e përsëris që jemi në kuvend edhe pas masakrës që me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë. Për këtë ne do të çojmë përpara axhendën e këtyre ndryshimeve”- tha Basha.

Më tej, Basha tha se, nuk do të ketë asnjë pazar me mazhorancën për këtë çështje.

“Kthimi i ndryshimeve të njëanëshme të 30 korrikut sikundër komisioni zgjedhor që do të formohet ka për detyrë të shtrojë cështjet që kanë në bëjmë me sistemin zgjedhor. Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar. Këto janë cështje të rëndësishme për shqiptarët. Nuk ka zhvillim, ka vetëm emigracion kjo nuk mund të jetë pazar për ne”- tha Basha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: