Categories Lajme, Politike

Lulzim Basha përmendi nga Korça problematikat kryesore në vend

Lulzim Basha përmendi nga Korça problematikat kryesore në vend si dhe prezantoi platformën që, sipas tij, do ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë.

Për situatën në të cilën gjendet vendi, Basha bëri fajtor kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ky i fundit i katapultoi banditët nga burgjet në poste deputeti e kryetarësh bashkie.

“Kemi paraqitur 3 platforma që kanë lidhje me situatën e vendit, ndarjen e politikës nga krimi, dekriminalizimi i zgjedhjeve, dhe lufta kundër oligarkëve për të çliruar ekonominë. E nisëm nga Korça për ta paraqitur këtë platformë.

Këto platforma janë baza e veprimit, dhe sapo të vihen në jetë do të ndryshojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Vendi do t’i kthehet qytetarëve. Shumica e shqiptarëve e ka mbështetur këtë programe. Kemi denoncuar që në fillim futjen e personave me rekorde kriminale në parlament. U katapultuan si deputetë e kryebashkiakë direkt nga burgjet. Edi Rama i mbrojti me thonj deri në fund. Bëri gjithçka për të zvarritur ligjin e dekriminalizimit,” tha Basha, i cili vazhdoi të sulmojë Ramën duke e akuzuar për korrupsion.

“Skemat më të ndyra të korrupsionit në 30 vitet e fundit. Faktet flasin vetë, lidhjet e Ramës me banditët nuk janë shfaqur vetëm nga denoncimet e PD, por dhe te përgjimet e Prokurorisë. Anembanë vendit kulmojnë lidhjet me krimin, pa Ramën kjo skemë s’do ishte vënë në funksion. Për çdo projekt që ka investuar qeveria, gjysma e parave janë futur në xhepat e pushtetarëve. Këto janë paratë e qytetarëve.

Projektet janë realizuar me 2-3 herë vlerën e tyre, dhe kontraktorët janë përdorur vetëm për të futur lekët në xhepat e tyre. Është fakt që në 5 vite s’ka pasur asnjë investim që të përmirësojë  jetën e qytetarit. Nuk ka asnjë investitor të huaj të rëndësishëm në këtë vend. Është fakt që në gjithë Shqipërinë, numri i bizneseve që mbyllin qepenat ka arritur shifra maksimale. 45 biznese në ditë. Është fakt që përtej premtimeve fasadë, faturat janë rritur. Si ajo e naftës që është rritja më kriminale. Është fakt që 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit. Është fakt se 70% e 500 mijë qytetarëve që kanë lënë vendin përbëhen nga lulja e rinisë, shpresa e kombit. Sot jemi këtu për të prezantuar themelet e programit tonë për zgjidhjen e problemit,” tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME