Categories Lajme

Lulzim Basha zbardh planin me 5 pika të rimëkëmbjes: Të bëhen 2500 testime në ditë, të rimbursohen kostot e çdo pacienti që kurohet në shtëpi…

Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke prezantuar planin e rimëkëmbjes së vendit, pas pandemisë së shkaktuar nga Covid 19. Në deklaratën e tij Basha tha se nuk është faji i qeverisë për shpërthimin e pandemisë, ama sipas tij mënyra e menaxhimit të saj në vendin tonë ka qenë jo e duhur, dhe qytetarët janë lënë të braktisur. Në planin e rimëkëmbjes së PD-së në planin e parë qendron mbështetja e sistemit shëndetësor, ku sipas demokratëve duhet të shtohen kapacitet spitalore për shkak se vendi mund të përballet me një valë të dytë infeksionesh, ndërkohë që shtoi se duhet të ketë një rritje në 2500 testime në ditë, për të frenuar rritjen e frikshme të rasteve.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Prej gjashtë muajsh Shqipëria po lëngon, kanë qenë muaj të vështirë për të gjithë shqiptarët, nga të varfërit, te të papunët, e te sipërmarrësit. Për fat të keq siç çdokush e ndjen në realitetin e përditshëm, këto gjashtë muaj nuk kanë shërbyer për të nxjerrë një plan masash ekonomik, dhe në ndryshime në shëndetësi. Ju e dini fare mirë që ne kemi bërë propozimet tona që prej muajit Mars,  që një pjesë e tyre u adoptuan në letër, por kurrë realisht në terren.

Takimi i sotëm ka një temë dhe vetëm një temë, plani i rimëkëmbjes, dhe 5 masa që duhet të merren për këtë, jemi konsultuar me ekspertë vendas dhe të huaj. Le të jemi të drejtpërdrejtë, shumica dërrmuese e banorëve të Tiranës, nuk kanë mundësi që të blejnë më ushqime me luista, pasi dyqanet nuk kanë më mundësi që të supertojnë mundësinë që paratë të mos iu kthehen. Konsumi ka rënë në pikiatë, deri dje janë nxjerrë nga thesari vetëm 101 milionë euro, për përballimin e pasojave të pandemisë.

Është përkeqesuar gjendja e mjekëve dhe infermierëve, i cili sot gjendet edhe më i ekspozuar dhe i pambrojtur para Covidit, dhe që nuk ka marrë mbështetjen e premtuar ekonomike, dhe nuk ka kapacitete për të përballuar atë që njihet si vala e dytë.

Nga ana tjetër ju e keni parë që me nisjen e shkollave janë rritur edhe shifrat, me shumë mësues që janë prekur nga Covid. Kemi kërkuar prej dy muajsh që të ketë vaksinim në masë të popullsisë p[ërn gripin e zakonshëm, dhe që ka mbetur një premtim. 2/3 e bizneseve shqiptare janë sot në humbje, dhe ekonomia është duke u zhytur në krizë.

Të jemi të qartë as unë as opozita nuk i vëmë faj qeverisë për shpërthimin e pandemisë, por kanë dy faje të mëdha, që janë menaxhimi dhe mosnxjerrja e mësimeve që duhet të bëjmë nga sot e tutje. Një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë që të vuajnë pasojat e tërmetit, dhe kjo ndikon dhe në gjendjen psikologjike të njerëzve, qeveria ka zero përgjigje për këtë situatë.

PLANI ME 5 PIKA

1- Mbështetje shëndetësisë për mundësinë e një vale të dytë, të rriten në 2500 testimet në një ditë, jemi vendi me numrin më të ulët të testimeve.  Nuk lodhem së përserituri që duhet të ketë më shumë testime. Çdo i sëmurë me Covid që nuk shtrohet në spital, ka një kosto deri në 600 mijë lekë të  vjetra, të gjitha këto duhet të rimbursohen.

Asgjë që nuk nevojitet për të kuruar nuk rimbursohet sot nga shteti.  Sigurimi i paisjeve mbrojtëse për të gjithë stafet mjekësore. Ndërkohë që Shefqet Ndroqi është drejt kapacitetit të plotë, ka një spital Covid 3 fantazmë, që nuk e kemi parë të bëhet gati, dhe pika tjetër ka të bëjë me bonusin e premtuar nga kjob qeveri, për çdo mjekë dhe infermier shqiptar, pa përjashtim.

2- Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke: Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore. Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.

Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.

3- Asnjë shqiptar të mos lihet pas doreTë mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.

Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj. Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike. Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.

4- Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.

5-Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj: Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.

Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME