Categories Lajme

Lumi i Vjosës del nga shtrati/ Reagon prefekti i Vlorës: Situata shumë e vështirë, banorët janë evakuuar…

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka reaguar pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa duke thënë se situata nuk ishte parashikuar dhe po merren të gjitha masat në këtë situatë të vështirë. Mamaj tha se po përforcohet argjinatura në Mifol ndërkohë që banorët janë evakuuar. Lumi Vjosës ka krijuar kaos ditën e djeshme duke bërë që të përmbyten 7 banesa në fshatin Nosvoselë dhe 4 të tjera në fshatin Fitore të Vlorës.

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë një pasqyrim situatës së krijuar nga moti i keq në vend. Përmes një njoftimi ‘Mbrojtja’ bën me dije se intensiteti I reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit dhe se shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras.

“Prej orëve të para në zonë janë angazhuar mbi 75 efektivë të FA dhe mjete, të cilat po u vijnë në ndihmë strukturave të emergjencave civile në Vlorë e Fier.  Vijon puna në terren për të pastruar nga uji  disa rrugë në bashkinë Gjirokastër, Dropull e Këlcyrë. Punonjësit e Autoritetit Rrugor po vijojnë punën prej dy ditësh për të garantuar qarkullimin e lirë.

Me prioritet po ndiqet situata e krijuar si pasojë e prurjeve të lumit Shushica që nxori jashtë funskionit urën e fshatit Mesaplik në bashkinë Selenicës, por  edhe në fshatin Kallarat në bashkinë Himarë”, njofton Ministria.

Ndërkohë që probleme ka sjellë edhe dalja e lumit Osum në fshatin Verrik në Berat, ndaj në bashkinë Dimal e Kuçovë janë evakuuar disa familje.

“Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në zonat, ku ka probleme të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuim nëse do të jetë e nevojshme. Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës po ndiqet nga strukturat edhe situata në rrugën Bogë Qafë Thorë dhe Peshkopi- Lurë.

Të gjitha strukturat e pushtetit vendor ndodhen në terren për të garantuar vijimin e furnizimit normal me ujë, energji të qytetareve në të gjithë vendin. Forcat e Armatosura nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri per çdo nevojë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME