Lajme

Lumi Shushicës merr përpara urën, shkatërron dhe ujësjellësin. Banorët pa ujë të pijshëm

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë sjelle problematika të mëdha në vend, me Vlorën si një nga zonat më të prekura. Ditën e sotme është raportuar se Lumi i Shushicës ka marrë përpara urën e ndërtuar për ujësjellësin e fshatit Drashovicë. Si pasojë janë dëmtuar dhe tubacionet e ujit, duke lënë banorët pa ujë të cilët janë ankuar.

Meteorologët kanë paralajmëruar disa ditë më parë se nga data 23 deri datë 26 janar vendi do të pushtohet nga rëshje të mëdha të shiut, duke rrezikuar dhe përmbytje në disa zona. Si pasojë e këtyre reshjeve ditën e sotme janë raportuar edhe të tjera probleme si bllokimi nga rrëshitja e dherave të aksit Fier-Ballsh, dalja nga shtrati e Lumit Erzen në Durrës, përmbytja e disa fshatrave në Fushë-Krujë, etj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close