Lajme

Lushnje, “Benzi” përfshihet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi

Një mjet i markës “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në aksin Pluk-Savër, në Lushnje. Raportohet se mjeti sapo kishte dalë nga servisi dhe dyshohet që shkak të jetë bërë bllokimi në katalitin e mjetit.

Mjeti ishte me naftë dhe prodhim i vitit 2005. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore dhe zjarrfikësja, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina sapo ka parë tymin që mbuloi kabinën nga brenda.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: