Një ngjarje e rëndë ka nddohur ditën e sotme në Lushnjë. Policia bën me dije se në fshatin Imësht, është gjetur i vetëvarur nga familjarët në banesë shtetasi me iniciale R. B., 75 vjeç. Në vendngjarje ka mbëritur Policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“U referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë e Rrethit Lushnjë pasi në fshatin Imësht, Lushnjë, është gjetur nga familjarët i ve tëvarur në banesën e tij shtetasi R. B., 75 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.