Categories Lajme

Lushnje dhe Vlorë, ka nisur peticioni nga familjarët e Mateos, vogëlushit të ndjerë 8-vjeçar

Ditën e sotme në Lushnje dhe Vlorë ka nisur peticioni nga familjarët e Mateos, vogëlushit të ndier 8-vjeçar, i cili u vra barbarisht nga Klodian Çalamani dhe më pas ky i fundit e groposi në oborin e shtëpisë së tij. Familjarët e 8-vjeçarit kërkojnë të rikthehet dënimi me vdekje dhe firmat e peticionit do t’ia dorëzojnë kryeministrit Rama. Bëhet me dije se në Fier në vetëm pak orë janë grumbulluar 1 mijë e 500 firma, ndërsa qytetarët për të marrë pjesë në peticionin duhet të regjistrohen vetëm me një kartë identiteti.

Gjatë një prononcimi një i moshuar nga Vlora propozon që autori i krimit, Klodian Çalamani, mos dënohet duke u vrarë me plumb por t’i vendoset çengeli nën gjuhë dhe vuajtja e tij të demonstrohet në Shesh të Flamurit. “Vazhdon peticioni, i bëjmë thirrje qytetit të Vlorës të na bashkohet t’i japim një vendim atij që sd’ua t’i përmend emrin.

Kjo nuk bëhet vetëm për Mateon por bëhet për të gjithë fëmijët që u është marrë jeta padrejtësisht. I bëjmë thirrje Vlorës të çohet kudo që jeni, duke fjetur gjumë, duke pirë kafe, shpresa vdes e fundit, ishte nipi im”, thotë familjarja. “Ai nuk do b urgosur, as do vrarë me plumb, ai duket kapur për gjuhe dhe duhet t’i vendoset çengeli në shesh të flamurit. Për këtë veprim është ai”, u shpreh një qytetar i moshuar.

Ndërsa në Berat, qytetarët dhe disa prej të afërmve të vogëlushit të ndjerë kanë kërkuar që të mblidhen 5000 firma të paktën deri ditën e nesërme për të bërë të mundur varjen e autorit të ngjarjes makabër.

“Kërkojmë drejtësi, duam të mbledhim 5000 firma nga qytetarët e Beratit. Të bëjmë 5000 firma që të varim Klodianin. Të varim qelbësirën. Vini në dorën në zemër, të gjithë kemi fëmijë vetë, unë jam i afërmi i tij, e kam kushëri të parë çun tezje. E kam shpirtin copë-copë, më duhen këto firma se s’bën. Thirrini mendjes o popull”- u shpreh një prej të afërmve të 8 vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME