Categories Lajme

Lushnje-Fier-Vlorë, Të arrestuar për vepra të ndyshme penale

Ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, Selami Kasapi është arrestuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh. Kasapi ka shërbyer pranë Hipotekës në vitet 2014-2016 ku ka regjistruar prona në emër të disa personave. Ndaj tij kishte një dënim në 2020 nga Gjykata me 12 muaj burg si dhe masë sigurie arrest me burg.

NJOFTIMI NGA POLICIA, Fier, Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Nga Seksioni për Hetimin e K rimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Selami Kasapi, 57 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 18.05.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, po kjo Gjykatë, me vendimin e datës 06.07.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 12 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shtetasi Selami Kasapi, gjatë viteve 2014-2016, ka qenë me detyrë jurist pranë ZVRPP Lushnjë dhe gjatë kësaj kohe ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet dhe duke regjistruar pronat në emër të disa personave.

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin M. S., pasi në kodrën e fshatit Karbunarë ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 20 rrënjë ullinj në tokat e shtetasit B. K.

Po nga këto struktura u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasi T. Ç., 59 vjeç, banues në Golem i Madh, Lushnjë, pasi është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin A. F., pasi në fshatin Mbrostar Ferko ka ndezur një zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një kasolle në pronësi të shtetasit I. T.

Po nga këto struktura u procedua penalisht për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, shtetasja B. L., 35 vjeçe, pasi në banesë i është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Janë referuar materialet në Prokurorinë Fier, për vlerësim, pasi në lagjen “1 Maji”, Patos, në dyqanin me pajisje elektro-hidrosanitare në pronësi të shtetasit G. M., dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua shtetasi E. J., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi A. Ç., 44 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” është përplasur me automjetin tip “Suzuki” dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i “Suzukit”, shtetasi A. S. dhe pasagjerja shtetasja R. S., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME