Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi në shtator të vitit të kaluar.
Bëhet me dije se në p ranga ka rënë Adriano Shabanaj, banues në Roskovec, i njohur edhe me ermin Ilir Shabanaj. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim edhe një person, i identifikuar si Irfan Azizi, 31 vjeç, i akuzuar për moskallëzim k rimi.
Ngjarja u regjistrua më 13 shtator 2020, ku në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re, Shabanaj p lagosi me a rmë z jarri shtetasi me inicialet M. A.
Gjatë momentit të kapjes, 47-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.
Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat p enale “Pl agosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e a rmëve dhe m unicionit l uftarak”, për shtetasin Shabanajn dhe për veprën p enale “Moskallëzimi i k rimit” për shtetasin Azizin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.