Lajme

Lushnjë/ Vodhën dy automjete luksoze, policia vë në pranga autorin e dytë të dyshuar

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni policor i koduar “Makinat luksoze”. Policia bën me dije se ka rënë në pranga  shtetasi K.D., 38 vjeç.

Ai ra në pranga disa ditë pas vjedhjes së automjeteve, ku është bërë i mundur edhe ndalimi i  autorit tjetër të dyshuar, shtetasi A. Gj. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë – Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni policor i koduar “Makinat luksoze”.

Vodhën dy automjete luksoze, Policia dokumenton ngjarjet dhe vë në pranga autorin e dytë.

Disa ditë pas vjedhjes së automjeteve, Policia e Lushnjës ka ndaluar autorin tjetër të dyshuar, shtetasin A. Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të pronës, si edhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, finalizuan operacion policor të koduar “Makinat luksoze”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. D., 38 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Dimal.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerë urdhrin e ndalimit, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se 38-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë (i ndaluar nga Policia, më datë 19.10.2020), në datën 14.10.2020, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip “Audi”, në përdorim nga shtetasi I. Gj.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së automjetit tip “BMW”, në Rrogozhinë, në datë 17.10.2020.

Vijon puna intensive për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u proceduan penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: O. S., 43 vjeç, banues në Fier, M. N., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe M. E., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetet e tyre, mallra të ndryshme, për të cilat nuk dispononin dokumentacion përkatës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin R. K., 59 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, pasi dyshohet se kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit Sh. K., 47 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close