Categories Lajme

M. Obama për Greta Thunberg në Twitter, pas ‘cicërimës’ së Trump: ‘Mos lejoni askënd të zbeh dritën tuaj’

Ish Zonja e Parë e SHBA, Michelle Obama i dërgoi një mesazh mbështetjeje aktivistes suedeze të klimës Greta Thunberg pasi 16-vjeçarja u tall në Twitter nga Presidenti amerikan Donald Trump. “Mos lejoni askënd të shurdhojë dritën tuaj,” shkroi ish-zonja e parë në Twitter. “Ashtu si vajzat që takova në Vietnam dhe në mbarë botën, ju keni kaq shumë për të na ofruar të gjithëve.” Pa përmendur Donald Trump, Michelle Obama shtoi, “Injoroni dyshuesit dhe dijeni që miliona njerëz po ju inkurajojnë”.

Thunberg, e cila ka frymëzuar protestues në mbarë botën për të bërë presion mbi qeveritë për të mbrojtur klimën dhe para pak revista ‘Time’ e shpalli ‘Personazhi i vitit 2019’ Të enjten presidenti amerikan Donald Trump shkroi në Twitter se ishte ” qesharake” që Thunberg ishte shpallur e tillë nga revista. “Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit. Chill Greta, Chill!”, – ka shkruar Trump. Ish zëvendës presidenti dhe rivali potencial i Trump për zgjedhjet amerikane të vitit 2020, demokrati Joe Biden, duke reaguar ndaj këtyre komenteve shkroi në Twitter, “Çfarë lloj presidenti është ky që ngacmon një adoleshente?”

I.C./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME