Lajme

“Ma more vëllanë, më le vetëm”, dedikimi prekës i motrës së Kosta Grillos

Një dedikim rënqethës ka ardhur nga Ani Grillo për të vëllanë, Kosta Grillon, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e Covid-19. Motra e gazetarit sportiv, përmes një postimi në Facebook shkruan se ai e la vetëm, ndërsa në 55 ditë luftë, ajo është lutur për jetën e tij.

“Mami te mori me vete se te kishte piken e dobet i dashur Kosta. Nuk e kisha menduar kurre qe do ndaheshim kaq shpejt. Shikoja endra me sy hapur se si do ti ngrysnim ditet e netet bashke në te ardhmen. Te kisha premtuar qe do iknim bashke nga ky spital ku te solla me duart e mia me shprese se do ja dilnim. 55 dite perpjekje.

Nuk e mbajta fjalen e tani me ke lene vetem me kujtimet e atyre oreve e diteve qe kaluam bashke. Kur do ikim me pyesje cdo dite, Kur? Nuk po me sherojne o Ani. E une besoja qe ti do ja dilje mbane, sepse njerzit si ty me ate zemer e shpirt te gjere, me ate zgjuarsi e humor jane te rralle ne kete toke. Forca te thoja, je Himariot kockeforte e nuk dorezohesh ti, do ja dalim e do ikim. Cdo dite, cdo dite te njejtat fjale. Forca, je i forte, me buzeqesh e ti me buzeqeshje e me shikoje thelle në sy sikur doje te vertetoje fjalet e mia. Na presin te gjithe te thoja, djemte e miqte qe luteshin per ty per nje sherim sa me te shpejte.

Cfare te them tani? Me fal qe nuk te ndihmova ashtu si te kisha premtuar qe do ktheheshim bashke ne Tirane me kembet tona? Do kthehemi por me nje ndryshim kembet do ti mbajme ne Vuno, tek mami e babi. O Kostë te thoja, hajde se do sherohesh e do ta kujtojme si nje ender te keqe. Na ke lene shurdh. Nuk qeshim e as nuk flasim pa u ber mir ti. Leviz o ma lutesha per nate. Eja te ndihmosh e te sherosh djalin. Ma more njeriun e vetem qe me kishte mbetur. Ma more vellain me keni lene vetem!”, shkruan ajo. Kosta Grillo vdiq në moshën 59-vjeçare, pas javësh që vuante.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: