Lajme

Macja hyn në kabinën elektrike dhe lë pa drita gjithë Librazhdin

Një kabinë elektrike ka marrë flakë në qendër të qytetit të Librazhdit. Shkak dyshohet të jetë bërë një defekt elektrik, por banorët kanë thënë se brenda kabinës kishte hyrë një mace. Për fat të keq është djegur dhe macja e cila ndodhej brenda në kabinë në momentin e ngjarjes si dhe disa kabllo.

Macja e cila është futur në kabinën elektrike, ka bërë të mundur një lidhje të shkurtër te transformatori, çka ka bërë që kabina të përfshihet nga flakët masive dhe e gjithë lagjja të mbesë pa drita. Specialistët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për riparimin e defektit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close