Categories Lajme

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerësoi sot se ishin ende të nevojshme katër deri në gjashtë javë, përpara një lehtësimi të kufizimeve shëndetësore, në një kohë kur njëzet departamente kërcënohen nga rritja e epidemisë COVID-19. “Ne duhet të durojmë edhe për disa javë të tjera, katër deri në gjashtë javë”, tha kreu i Shtetit pa sqarime të mëtejshme, gjatë një vizite në rajonin e Parisit.

Presidenca franceze sqaroi më pas se fjalët e tij i referoheshin progresit të vaksinimit të të moshuarve, që do të bëjë të mundur sqarimin e situatës, duke lehtësuar presionin në spitale, por pa paragjykuar kufizimet e mundshme shëndetësore.

Franca, e përballur me një ripërtëritje të vazhdueshme të epidemisë, po hyn në një javë kryesore në luftën kundër COVID-19. Qeveria, e cila po përpiqet të shmangë një bllokim të tretë të përgjithësuar, po mbështetet veçanërisht në masa territoriale për të frenuar përhapjen e virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME