Lajme

Mafia italiane në Tiranë, reagon Bardhi: Shërbëtori i Ndragheta duhet të ishte përpara SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon lidhur me përgjimet e zbardhura nga RTV Ora dhe Ora News dhe që flasin për lidhjet e mafias italiane në Shqipëri. Bardhi ka thënë se Veliaj duhet të shkojë përpara SPAK-ut dhe jo të mashtrojë qytetarët, teksa shton se drejtësia është më afër se kurrë.

“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias. Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë”, shkruan Bardhi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close