Lajme

“Mafia, mafia”, /Videot në TikTok të gjyqtares së Elbasan, çfarë rrezikon ajo pas hetimit disiplinor

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka urdhëruar hetim disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedani. Vendimi erdhi pas publikimit të disa videove të saj në platformën Tik-Tok. Hetim disiplinor ka nisur menjëherë pas publikimit të videove në media dhe bazohet mbi Kodin e Etikës, i miratuar në muajin prill nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Veprimet që mund të merren ndaj gjyqtares nisin nga vërejtja publike e deri në atë më ekstremin, shkarkim nga detyra. Në Pikën 9 të Kodit të miratuar nga KLGJ-ja më 22 prill me firmën e kryetares Naureda Llagami, thuhet se “gjyqtari shmang sjelljen e pahijshme dhe shfaqjen e saj në të gjitha aktivitetet e tij.

Si subjekt i vëzhgimit të vazhdueshëm publik, gjyqtari duhet të pranojë kufizime personale që mund të shihen si të paarsyeshme për një qytetar të thjeshtë”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: