Categories Lajme

Magjia e Gaetano Castellit në festivalin e Sanremos

Skena madhështore nga skenografi që bashkëpunon me Klan Një skenë madhështore e konceptuar si një anije kozmike që udhëton drejt së ardhmes, mirëpriti festivalin e 71-të Sanremos. Një trill fantastiko-shkencor që mban firmën e Gaetano Castellit, skenografit italian të mirënjohur në shumë vende të botës, dhe një bashkëpunëtor prej vitesh i televizionit Klan. Ekrane gjigande të cilësisë më të fundit, qindra projektojë dhe një punë e madhe duke sfiduar kohën dhe Covid-in arritën të krijojnë një magji në Sanremon e këtij viti. Po është pikërisht Castelli që ka ideuar shumë prej studiove të Tv Klan, aty ku sot transmetohen prodhime të një suksesi absolut.

Vula e tij qëndron pas skenografisë së Këngës Magjike, programit “E diela Shqiptare”, apo studios së lajmve, duke vendosur së bashku një standard të paarritshëm për Shqipërinë dhe rajonin. Mes emocionesh dhe ngjyrash festivali i 71-të i Sanremos, pati fitues grupin e rrokut “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni” – “i qetë dhe i mirë”. Në vendin e dyte u renditën Francesca Michieli & Fedez me këngën “Chiamami per nome”. Ndërsa këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta u klasifikua i treti, duke rrëmbyer gjithashtu çmimin “Giancarlo Bigazzi” për muzikën më të mire te festivalit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME