Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije për ABC për gazetarin Simon Shkreli se nga ngjarja e ndodhur në Kryebushat në aksin rrugor Shkodër-Lezhë dyshohet se ka humbur jetën një person.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.