Lajme

Makina del nga rruga dhe përmbyset në autostradën Elbasan-Tiranë, lëndohen 2 vajza

Dy aksidente ndodhën në mesditë në Elbasan. Një automjet që lëvizte në aksin Elbasan-Tiranë është rrokullisur disa herë në autostradë. Nga ky aksident mbetën të lënduara dy vajza njëra prej të cilave drejtonte automjetin. Drejtues të mjeteve të tjera u kanë dhënë atyre ndihmën e parë ndërsa është njoftuar policia. Nuk dihet nëse mjeti humbi kontrollin dhe u rrokullis apo u godit nga një mjet tjetër.

Vajzat po marrin ndihmën e nevojshme në spital. Një tjetër aksident u regjistrua më pas kur një mjet u përplas me makinën e policisë në aksin Elbasan-Librazhd në afërsi të parkut të mallrave. Siç shihet nga pamjet, mjeti i ka prerë rrugën makinën e policisë dhe është përplasur. Nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: