Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Berat, rreth orës 19:00 në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Bomirës. Mësohet se mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët anësore. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital.
Berat/Informacion paraprak, Sot rreth orës 19:00, tek Rrethrrotullimi i Bomirës, shtetasi M.Dh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët anësore. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.