Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ndërkohë, i riu është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.