Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj së premteje në aksin Milot-Mamurras, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore.
Mësohet se shoferja, 27-vjeçarja me iniciale K.P është tranportuar në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.
Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.