Lajme

Makina e 43-vjeçares përfshihet nga flakët

Durrës. Një makinë është përfshirë nga flakët, Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 dhe për djegien e makinës së shtetases 43-vjeçare janë shoqëruar në polici dy persona si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: