Lajme

Makina fundoset në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë, dyshohet për persona të mbytur, nisen polumbarët e RENEA-s

Një makinë është konstatuar e fundosur në liqenin e Çekrezës në Tiranë. Në vendin e ngjarjes janë nisur polumbarë të RENEA-s, për të parë nëse ka pasur persona brenda mjetit të fundosur.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.06.2022, rreth orës 07:20, jemi njoftuar nga roja i sigurisë së rezervuarit në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, se kishte konstatuar një automjet të fundosur brenda këtij rezervuari.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close