Lajme

Makina humb kontrollin dhe del jashtë rruge, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Blinisht të Lezhës. Mësohet se një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge në arë.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close