
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z, 62 vjeç, pasi në rrugën “Filip Shiroka”, u konstatua duke ndërtuar pa leje një magazinë.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 44 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerët në mjet, të cilën ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 07.10.2021, shtetasi E. A, me detyrë përgjegjës, kallëzon se gjatë natës, në fshatin Sharkë, Vorë, në makinerinë e kafesë të një firme, kanë vjedhur një shumë të vogël parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shoqërimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 14 vjeç dhe 15 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatar të tyre dhe dyshohet se e kanë kanosur me një mjet prerës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.