Lajme

Makina humb kontrollin dhe përmbyset, plagoset çifti në të dalë të qytetit të Këlcyrës

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së dielës, në të dalë të qytetit të Këlcyrës.

Një automjet me targa greke, që udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses së mjetit dhe pasagjerit.

Çifti po kthehej në Greqi dhe nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit.

Fatmirësisht, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close