
Fatal ka rezultuar fati i një të riu shqiptar në Itali, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Mediat italiane raportojnë se 24-vjeçari shqiptar ishte pasagjer në mjetin tip Mercedes CLK, i cili pas një devijim të papritur, doli nga rruga në cep të via Banfi dhe via Graziadei, duke u përplasur me një pemë.
Shqiptari ishte i ulur në sediljen e djathtë, ndërkohë që të lënduar nga ky aksident kanë mbetur një tjetër shqiptar 23 vjeç, që ishte dhe drejtuesi i makinës dhe një 19-vjeçar me origjinë rumune që ndodhej në sediljet e pasme të mjetit.
Ndërkohë policia po heton në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti.