Categories Lajme

Makina inteligjente “merr në qafë”, kàpen 65 shoferë dhe “fluturojnë” 341 patenta

Policia Rrugore vijon kontrollet me radarë dhe dron për parandalimin e aksidenteve.Gjatë kësaj jave janë a rrestuar 65 shoferë, janë pezulluar 341 patenta, si dhe janë vendosur 11.556 gjoba në të gjithë vendin.  Sipas njoftimit Policisë, janë evidentuar shoferë që kryejnë parakalime të gabuara, të cilët qarkullojnë me dyfishin e shpejtësisë apo që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Siguria Rrugore, një ndër prioritetet kryesore/Fetah Guri, specialist në Sektorin e Analizës dhe Planifikimit në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Gjatë javës që lamë pas: 65 drejtues mjetesh të a rrestuar, 341 leje drejtimi të pezulluara dhe 11.556 masa administrative në të gjithë vendin, për shkelje që janë rrezik potencial për sigurinë rrugore, si dhe 1978 masa të tjera për tejkalim shpejtësie, të evidentuar nga makina inteligjente, në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në të gjithë vendin, në rrugët urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, përgjatë javës që lamë pas kanë evidentuar një numër të madh të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtues mjetesh që qarkullojnë deri në dyfishin e shpejtësisë së lejuar nga tabela, drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të gabuara apo bëjnë gara shpejtësie, që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit apo më keq akoma që drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Një numër i madh shkeljesh janë evidentuar edhe nga makina inteligjente, e cila gjatë javës që lamë pas, është zhvendosur edhe në Elbasan e Durrës. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Tiranë, Elbasan e Durrës, nga makina inteligjente janë evidentuar në shkelje 1978 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë evidentuar edhe një numër të madh shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, në afërsi të shkollave dhe rrugëkalimet e nxënësve, duke mos respektuar vijat e bardha, dhënien e përparësisë këmbësorëve apo duke qarkulluar mbi normat e lejuara, shkelje këto që janë burim aksidenti dhe rrezik potencial për jetën e nxënësve. Në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 11.556 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 341 leje drejtimi, nga të cilat 221 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 78 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 42 për qarkullim në sens të kundërt. Janë a rrestuar 65 shtetas, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Pavarësisht kontrolleve intensive nga shërbimet policore, përgjatë javës që lamë pas janë evidentuar 46 aksidente, me 4 jetë të humbura dhe 10 shtetas të plagosur rëndë, ndërsa 57 shtetas të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta. Nga analiza e kryer për të përcaktuar shkakun e ndodhjes së këtyre aksidenteve kanë rezultuar disa faktorë si: parakalimet e gabuara, mospozicionimi i rregullt në karrexhatë, mosrespektimi i distancës së sigurisë dhe tërheqja e vëmendjes nga drejtimi i mjetit.

Për sa më sipër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, si dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pasi në çdo aks rrugor, së fundmi edhe në rrugët urbane, ka prezencë të radarëve dhe të makinës inteligjente, prezencë të kamerave, dronëve, patrullave të Policisë Rrugore në lëvizje me makina të paloguara. Të gjitha këto jo për të shtuar sasinë e masave administrative, por për një qëllim madhor, sigurinë e jetës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME