Në aksin Elbasan-Librazhd, ka ndodhur ditën e sotme një aksident . Makina me targa greke është përmbysur anës rrugës si pasojë e aksidentit. Pasagjerë në mjet kanë qenë burrë e grua, të cilët janë jashtë rrezikut dhe nuk kanë pësuar dëmtime serioze. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet e nevojshme për shkakun e aksidentit.
Categories
Lajme