Lajme

Makina merr flakë në ecje në Unazën e Madhe në Tiranë

Një automjet ka marrë flakë në kohën që ishte në ecje në Unazën e Madhe në Tiranë. Policia informon se sonte, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 06.12.2021, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: