Një automjet tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët në fshatin Metoq, Sarandë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Automjeti i cili kishte pësuar defekt si pasojë e një shkëndije elektrike në ecje, është përshirë menjëherë nga flakët. Shërbimi i zjarrfikëses ka mbërritur menjëherë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht personat e ndodhur në automjet kanë dal prej tij pa lëndime.
Categories
Lajme