Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje sot në Vorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në rrugën dytësore në Vorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarri në mjetin me drejtues me inicialet K. K., dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.
Categories
Lajme