Categories Lajme

Makina përfundoi në Lumin Shkumbin, burrë, grua dhe djali nxirren në gjendje të rëndë, dy persona ende në ujë

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Elbasan-Librazhd, ku një makinë ka rënë në Lumin Shkumbin. Bëhet me dije se është bërë e mundur që të nxjerrin nga makina, një burrë një grua dhe një fëmijë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë rreth 5 persona në brendësi të mjetit që ka përfunduar në lumë. Deri më tani janë nxjerrë 2 persona nga makina dhe një fëmijë i vogël ku mësohet se është intibuar menjëherë dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Por për fat të keq, në një nga videot shihet teksa uji merr një person me vete, ndërsa personat që  ndodhen në vendin e aksidentit vrapojnë për ta shpëtuar.

Konfirmohet se personi që morri rryma me vete ka ndërruar jetë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit të shpëtimit për ta nxjerrë të gjallë, personi i cili mendohet të jetë i gjinisë mashkull ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarje ka mbërritur edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.  Në momentin e aksidentit në makinë ndodheshin 5 persona. Mendohet se është dhe një person tjetër i cili është ende i bllokuar në makinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME