Lajme

Makina përfundon në lumin Shkumbin, dy të vdekur në aksin Elbasan-Librazhd

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pishkash ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Shkumbin.

Mësohet se makina është gjetur mëngjesin e së hënës, ndërsa është ende e paqartë kur ka ndodhur aksidenti.

Informacionet e para flasin për dy viktima të konfirmuara. Ata janë burrë e grua.

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close