Lajme

Makina përplas 10 vjeçarin shqiptar!

Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur ditën e sotme nga një makinë në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta në Shkodër.

Sipas njoftimit të policisë fëmija 10-vjeç me iniciale E. H është përplasur nga një makinë me targa AA133SH e drejtuar nga 37-vjeçari me iniciale E.H. Mësohet se 10-vjeçari është transportuar për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09.10.2019, rreth orës 17:45, në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, Shkodër, mjeti me targa AA133SH, drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili, i cili u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër.Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button