Lajme

Makina përplas 17-vjeçarin në Lezhë, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë, në rrugën që lidh Rrilën me fshatin Mylte.

Mësohet se një mjet ka përplasur një 17 vjeçar dhe si pasojë adoleshenti ka mbetur i plagosur rëndë e është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërsa makina që përplasi 17-vjeçarin  ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në një kanal.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close