Një 21 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tapizë-Thumanë. Ai u përplas nga një makinë që drejtohej nga A. K. 28 vjeç teksa ishte duke kaluar rrugën. I plagosuri Xhelson Gabili është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.