Lajme

Makina përplas 80-vjeçarin në Elbasan, policia në kërkim të shoferit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Elbasan. Mësohet se rreth orës  19:50 një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor 80-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji,  në fshatin Katundi i Ri.

I lënduari njoftohet se është në spital ku po merr kujdes shëndetësor, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: