Lajme

Makina përplas çiklistin dhe 3 makina të parkuara, 1 i plagosur në rrugën Lezhë-Shëngjin

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shëngjin.

Mësohet se një automjet, i cili lëvizte me shpejtësi ka goditur një person që lëvizte me biçikletë dhe tre automjete të tjera që ishin të parkuara para një lokali.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Deri më tani shkaku kryesor i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara por edhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë natës të cilat kanë vijuar edhe ditën e sotme.

Ndërsa, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidenti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close