Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Skelës në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua e cila po kalonte rrugën me biçikletë.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën. Burime për FaxNews bëjnë me dija se gruaja është futur në sallën e operimit, ku po i ushtrohet një ndërhrjeje të rëndë kirurgjikale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.