Lajme

Makina përplas këmbësorin në Rrugën e Arbërit, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë v dekjen e një 69-vjeçari ka ndodhur në rrugën e Arbërit mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se aksidenit ka ndodhur në segmentin e ri të rrugës Ura e Çerenecit-Maqëllarë, ku viktimë ka mbetur shtetasi Rushit Rusi. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë banorë të zonës që kanë pikasur aksidentin.

V iktima dyshohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt fshatit Gjoricë, kur është g oditur nga automjeti ende i paidentifikuar. Rruga ku ka ndodhur aksidenti fatal është një aks i ri dhe ka mungesë sinjalistikë dhe ndriçimi, çka mund të ketë ndikuar në aksident ku drejtuesi të mos e ketë parë këmbësorin. Gjithashtu mendohet se makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, i pari me pasojë vdekjen në këtë aks rrugor që nga ndërtimi i tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: