Lajme

Makina përplas ‘keq’ 15 vjeçarin në Elbasan, ai dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ditën e sotme ku një mjet tip ‘Opel’ ka përplasur një djalë të mitur. Sipas njoftimit zyrtar të policisë shtetasi me iniciale K.Z 46 vjeç ka përplasur me makinë shtetasin e mitur K.H.15 vjeç. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetëm ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi Policisë: Elbasan/Informacion paraprak Më datë 01.01.2022, në rrugën Gostimë-Mollas, fshati Mollas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin K. Z., 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në fshatin Mollas, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: