Lajme

Makina përplas motomjetin, përfundon në spital 48-vjeçari

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në aksin Pogradec -Qafë Thanë, pranë fshatit Buqezë.

Një automjet tip “Opel”, me drejtuesin shtetasin S.H, rreth 27-vjeç, është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin A.SH, rreth 48-vjeç.

Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Buqezë, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin S. H., rreth 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 48 vjeç. Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close