Lajme

Makina përplas motorin e picave në Gjirokastër, plagoset rëndë 22-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë dy të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. Një automjet ka përplasur një të ri, i cili po udhëtonte me motorin e shpërndarjes së picave.

Motoristi në gjendje të rëndë është transportuar nga forcat e MNZSH-së  në spital, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i makinës.

Njoftimi i policisë: Gjirokastër/ Informacion paraprak, Rreth orës 22:36, në aksin nacional Gjirokastër-Kordhocë, në afërsi të vendit të quajtur “NSHN”, është përplasur automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin G. G., rreth 60 vjeç, me motoçikletën me drejtues shtetasin F. M., rreth 22 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi F. M., i cili u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close