Lajme

Makina përplas motorin në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”, plagoset 23-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të spitalit Nënë Tereza ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë drejtuesi i motorit M. M., 23 vjeç, është dëmtuar dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza”, mjeti me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. M., 23 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: