Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku për pasojë ka humbur jetën një grua.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetatsi E. M., 32 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 57-vjeçarja, ndërsa e reja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00.
Policia njofton se ka arrestuar shoferin 32-vjeçar, banues në Kamëz. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.