Lajme

Makina përplas të moshuarin në Elbasan

Një aksident ka ndodhur në Elbasan ku një makinë ka përplasur një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” ku një automjet që drejtohej nga 34-vjeçari E.Xh ka përplasur të moshuarin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen “28 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close