Lajme

Makina përplas vajzën 10-vjeçare në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë. Policia e kryeqytetit njofton se rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues Alban Guri, ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se e mitura i ka dalë para automjetit.  Sakaq, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Abcnews.al mëson se 10-vjeçarja është aksidentuar para banesës së saj. Familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë. Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit.

Njoftimi i plotë: Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close